Izraeli e urdhëron evakuimin e banorëve të 30 fshatrave të Libanit - NACIONALE

Izraeli e urdhëron evakuimin e banorëve të 30 fshatrave të Libanit

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite i ka urdhëruar banorët e rreth 30 fshatrave kufitare në jug të Libanit që të evakuohen, duke u thënë që të shkojnë në veri të Lumit Awali, mbi 50 kilometra larg kufirit, përderisa Izraeli kreu bastisje që i quajti “të kufizuara” në Liban.

Lumi Awali ndodhet pak në veri të qytetit Sidon, shumë përtej asaj që tani konsiderohet zonë e luftimeve në Liban. Është e paqartë pse Izraeli u kërkoi banorëve të qytezave të caktuara në jug, e jo qytezave fqinje, që të evakuohen, dhe as nuk është e qartë pse u urdhëruan për t’u evakuuar aq larg në veri, raporton gazeta “The Guardian”.

“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk duan që t’ju lëndojnë ju dhe për sigurinë tuaj, duhet të evakuoheni nga shtëpitë tuaja menjëherë” – shkroi në rrjetin X zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, duke shtuar se Izraeli do t’u tregojë banorëve se kur mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Njoftimi i mesditës erdhi pasi izraelitët iu thanë banorëve që të mos lëviznin në jug të Lumit Litani, rreth 30 kilometra larg vijës së kaltër të vendosur nga OKB-ja që e ndan Libanin me Izraelin.

Për gati një vit, izraelitët kanë kërkuar që Hezbollahu të hiqet nga zona në jug të Lumit Litani, pasi luftëtarët e përdornin atë si zonë për nisjen e sulmeve me raketa ndaj pjesës veriore të Izraelit. Hezbollahu deri më tani e ka refuzuar këtë kërkesë.

Lajme të ngjashme