Izraeli akuzohet për shkeljen e ligjit ndërkombëtar të punës, s’ua jep rrogat palestinezëve - NACIONALE

Izraeli akuzohet për shkeljen e ligjit ndërkombëtar të punës, s’ua jep rrogat palestinezëve

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Dhjetë sindikata e kanë akuzuar Izraelin për shkeljen e ligjit ndërkombëtar të punës përmes mbajtjes pezull të pagave dhe benefiteve të më shumë se 200 mijë punëtorëve palestinezë nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Qeveria izraelite akuzohet për shkelje “flagrante” të mbrojtjes së konventës për paga të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, duke shtyrë shumë palestinezë drejt varfërisë ekstreme, raporton gazeta “The Guardian”.

Punëtorë nga Gaza dhe Bregu Perëndimor, të punësuar në Izrael, nuk kanë marrë pagesa për punën e kryer para tetorit të kaluar, kur militantët e Hamasit udhëhoqën një sulm që la rreth 1.200 të vrarë në jug të Izrelit, dhe nuk kanë marrë paga prej asaj kohe, sipas ankesës. Sulmi nxiti një ofensivë izraelite në Gaza që ka lënë të vrarë mbi 41 mijë palestinezë dhe ka shkatërruar një pjesë të madhe të enklavës.

Me një ankesë të paraqitur të premten synohet që të nxirren pagat e punëtorëve palestinezë që më parë kanë punuar në Izrael.

“Dyqind mijë punëtorë në Bregun Perëndimor i humbën vendet e punës. Ata nuk pranuan asnjë dëmshpërblim dhe kanë qenë duke vuajtur nga varfëria ekstreme prej asaj kohe” – tha Assaf Adiv, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Punëtorëve “Maan”, organizatë e pavarur e punëtorëve në Izrael.

“Mijëra punëtorë që rrezikojnë për të hyrë në Izrael pa leje ballafaqohen me shtypje, poshtërim dhe madje me vdekjen. Punëtorët janë shtresë e rëndësishme sociale në shoqërinë palestineze që është paqësore dhe nuk lidhet me Hamasin, prandaj nuk duhet të ndëshkohen” – shtoi ai.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, pagesa mesatare ditore për punëtorët palestinezë në Izrael ishte 297,3 shekelë ose 79 dollarë, ndërsa pagat javore silleshin nga 2.100 deri në 2.600 shekelë ose nga 565 deri në 700 dollarë.

Izraeli i shfuqizoi lejet e punës për rreth 13 mijë punëtorë palestinezë nga Rripit i Gazës që punonin në mënyrë të ligjshme në këtë shtet pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, sipas një hyrjeje të shkurtër në ankesë, duke i lënë punëtorët pa pagat e shtatorit dhe tetorit. Ato paga normalisht do të paguheshin më 9 tetor.

Lajme të ngjashme