Irpini, "qyteti hero" i Ukrainës që ngadalë po i kthehet jetës pas çlirimit - NACIONALE

Irpini, "qyteti hero" i Ukrainës që ngadalë po i kthehet jetës pas çlirimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas shkatërrimit të rreth 70 për qind të qytetit gjatë pushtimit brutal rus, Irpini, vendbanim që shtrihet shumë afër Kievit, po i kthehet ngadalë jetës, përderisa komuniteti po e bën rindërtimin.

Radioja "Evropa e Lirë" sjell disa pamje nga dëmet që janë shkaktuar nga luftimet dhe punimet që po kryhen tani.

Sipas "ReBuildUA", rindërtimi i këtij qyteti do të kushtojë rreth 685 milionë dollarë.

Një punëtor ndërtimtarie shikon në një zonë të dëmtuar banimi më 4 prill.

Gjatë pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 2022, Irpini ishte skenë e luftimeve të ashpra mes forcave të Moskës dhe të Kievit, duke ndikuar që gati 70 për qind e qytetit të dëmtohej rëndë ose të shkatërrohej. Të paktën 37 ndërtesa shumëkatëshe në qytet janë shpallur të pabanueshme.

Shkolla numër 3 tash po rindërtohet me ndihmën e UNICEF-it. Sipas kryetarit të qytetit, Oleksandr Markushin, puna në shkollë duhet të përfundojë në shtator. Planifikohet që 1.500 fëmijë do të mund të kthehen në banka në vitin e ri shkollor.

Gati 60 shtëpi private të dëmtuara rëndë dhe të pandreqshme janë rrënuar, ndërsa 130 të tjera pritet të rrënohen.

Lajme të ngjashme