Irani fillon sulmin ndaj Izraelit, lëshon dhjetëra dronë - NACIONALE

Irani fillon sulmin ndaj Izraelit, lëshon dhjetëra dronë

2 javë më parë

nga NACIONALE

22:58 - E përdituësuar: Irani ka lëshuar edhe disa raketa lundrimi përveç dronëve, njoftojnë mediat izraelite.

22:27 - E përditësuar: Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Irani lëshoi drone kundër Izraelit, menjëherë pas një njoftimi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, ka raportuar CNN.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan publikisht pak kohë më parë se Irani kishte lëshuar dronët.

"Irani lëshoi UAV-të nga brenda territorit të tij drejt Izraelit pak më parë. IDF është në gatishmëri të lartë dhe po monitoron vazhdimisht situatën operacionale. Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore dhe detare izraelite. IDF po monitoron të gjitha objektivat." - thuhet në njoftim.

Reuters të premtën njoftoi se Izraeli është përgatitur për një sulm nga Irani ose përfaqësues të tij, ndërsa paralajmërimet u rritën për hakmarrje për vrasjen javën e kaluar të një oficeri të lartë në ambasadën e Iranit në Damask.

Tashë shumë vende, përfshirë Gjermaninë, Francën, Poloninë e Rusinë, kanë paralajmëruar qytetarët e tyre kundër udhëtimit në rajon tashmë të rrezikuar nga lufta në Gaza, që është në muajin e shtatë.

Po ashtu, ShBA-ja ka kufizuar udhëtimet diplomatike në Izrael si pasojë e frikës nga ndonjë sulm nga Irani. Ambasada amerikane tha se personelit i ishte thënë të mos udhëtonte jashtë zonave të Jeruzalemit të madh, Tel Avivit ose Beersheba, transmetonte BBC.

Pentagoni po forcon praninë e tij në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarët amerikanë të premten, ndërsa Izraeli po përgatitet që Irani të hakmerret për një sulm pranë ambasadës së tij në Siri, shkruan “Washiington Post".

Lajme të ngjashme