Irani e ekzekuton burrin që e kishte sulmuar ambasadën azere më 2023
Një burrë i akuzuar për vrasjen e shefit të sigurisë në ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran të Iranit u ekzekutua të mërkurën, raportoi medium iranian i sistemit gjyqësor, “Mizan”.
Sulmi kishte ndodhur në janarin e vitit 2023 dhe kishte çuar në vrasjen e shefit të sigurisë në ambasadë dhe i kishte ulur edhe më shumë marrëdhëniet mes Teheranit e Bakusë. Azerbajxhani e kishte quajtur rastin “akt terrorizmi”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Mediumi “Mizan” raportoi se autoritetet e drejtësisë kishin arritur në përfundimin se sulmi ishte kryer për “arsye personale”.
“Mendova se gruaja ime ishte në ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran dhe nuk donte të më takonte. Vendosa që të shkoja atje me një pushkë Kallashnikov” – tha i pandehuri gjatë gjykimit, sipas mediumit “Mizan”.
Dy vendet fqinje kanë pasur marrëdhënie të tensionuara. Azerbajxhani e ka akuzuar Iranin për diskriminim të pakicës së madhe etnike azere, ndërsa Teherani ka shprehur shqetësime për marrëdhëniet e Azerbajxhanit me Izraelin si dhe për ndryshimet e mundshme kufitare pas një konflikti ushtarak me Armeninë.
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, udhëtoi në Baku muajin e kaluar, ku tha se Teherani shpreson që t’i zgjidhë të gjitha çështjet në mënyrë të përbashkët dhe t’i fuqizojë marrëdhëniet dypalëshe.
Iran is a terrorist state!🇮🇷
— B A H A R (@bemer_bahar) January 27, 2023
As a fact, Iran spends $16 billion annually to support terrorism. And one of these cases is today's attack on the #Azerbaijan|i embassy in #Iran that claimed the life of one person.#IranIsATerroristState
Video👇🏻 pic.twitter.com/HAQfhrOWFC