India s’do që majmunët t’ia prishin Samitin e Grupit G20, vendos langurë letre për t’i frikësuar - NACIONALE

India s’do që majmunët t’ia prishin Samitin e Grupit G20, vendos langurë letre për t’i frikësuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Autoritetet në Indi janë të vendosura që t’i mbajnë majmunët larg zonave të rëndësishme para vizitës së udhëheqësve botërorë javën e ardhshme, duke vendosur figura letre të langurëve të zemëruar në kryeqytet për t’i frikësuar majmunët.

India është duke i bërë përgatitjet përfundimtare për t’i mirëpritur udhëheqësit e vendeve të Grupit G20 në New Delhi javën e ardhshme, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden, në një organizim që i është dhënë rëndësi e madhe në shtetin aziatik, raporton televizioni CNN.

Pothuajse asgjë nuk po i lihet rastësisë, madje as sjelljes së majmunëve të vegjël, të cilën vrapojnë rrugëve, kërcejnë mbi çati dhe nganjëherë sulmojnë këmbësorë.

Përderisa autoritetet po mundohen që ta zbukurojnë qytetin me mure të lyera rishtazi, mbjellje të drurëve e vendosje të luleve në zona kyçe, zyrtarët në kryeqytet kanë ndërmarrë hapa për t’u siguruar që kafshët të mos i çojnë dëm këto përpjekje.

Satish Upadhya, nënkryetar i Këshillit Komunal në New Delhi, tha se autoritetet kanë angazhuar 30 deri në 40 burra që mund ta imitojnë tingullin që e lëshojnë langurët për t’i frikësuar majmunët.

Ai shtoi se këshilli ka lënë ushqim për majmunë në zona pyjore për t’i nxitur këto kafshë që të qëndrojnë atje.

Langurët janë shumë më të mëdhenj se shumë më agresivë se majmunët që zyrtarët indianë duan t’i mbajnë larg qytetit dhe për një kohë të gjatë në të kaluarën janë përdorur për t’i frikësuar grupet e majmunëve të vegjël.

Një pjesë e madhe e kryeqytetit indian do të bllokohet për Samitin e Grupit G20. Autoritetet do të zhvillojnë një operacion të madh sigurie për t’ua garantuar lëvizjen e lirë mes hoteleve e vendeve të mbledhjeve udhëheqësve botërorë.

Lajme të ngjashme