Hungaria kundër lejimit të Ukrainës që të përdorë armë me rreze të gjatë kundër Rusisë
Hungaria ka dalë kundër përkrahjes së gjerë evropiane për vendimin e Shteteve të Bashkuara që Ukraina të lejohet që të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar brenda Rusisë.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peters Szijjarto, e ka përshkruar këtë masë si “e rrezikshme në mënyrë të habitshme” që të lejohet përdorimi i armëve të ofruara nga NATO-ja për sulme me rreze të gjatë, raporton gazeta “The Guardian”.
Më herët këtë vit, kryeministri hungarez, Viktor Orban, nxiti kritika nga BE-ja dhe aleatët e NATO-s, pasi kishte udhëtuar për në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në korrik.
Parlamenti Evropian e përshkroi vizitën si “shkelje flagrante të traktateve dhe politikës së jashtme të përbashkët të BE-së”.