Human Right Watch dokumenton “një seri krimesh lufte” në Bucha - NACIONALE

Human Right Watch dokumenton “një seri krimesh lufte” në Bucha

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata Human Rights Watch ka dokumentuar "një seri krimesh të dukshme lufte" nga forcat ruse në Bucha, një periferi e Kievit e pushtuar më parë nga forcat ruse.

Studiuesit që punuan në Bucha pasi trupat ruse u tërhoqën nga zona gjetën "prova të ekzekutimeve në masë, vrasjeve të tjera të paligjshme, zhdukjeve të detyruara dhe torturave", HRW, thotë se të gjitha këto përbëjnë krime lufte dhe krime të mundshme lufte kundër njerëzimit.

Richard Weir, një studiues i organizatës, tha se:

“Pothuajse çdo cep në Bucha është tani një skenë krimi dhe ndihet sikur vdekja është kudo. Provat tregojnë se forcat ruse që pushtuan Buçën "treguan përbuzje dhe shpërfillje për jetën civile".

Organizata po ashtu dokumentoi detajet e 16 vrasjeve në dukje të paligjshme në qytet, duke përfshirë nëntë ekzekutime dhe shtatë vrasje pa dallim të civilëve – 15 burra dhe një grua.

Në një rast të dokumentuar, është edhe një vajzë nëntë vjeçare e cila u qëllua në shpatull teksa përpiqej të ikte nga forcat ruse.

Lajme të ngjashme