Holanda 1,1 miliard euro më shumë për mbrojtjen në buxhetin e ri, thotë VVD-ja
Qeveria holandeze synon që t’i rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes për 1,1 miliard euro në vit duke filluar nga viti 2025, tha Dilan Yesilgoz, kryetare e partisë VVD, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.
Për shpenzimet shtesë u arrit marrëveshje pas bisedimeve mes udhëheqësve të koalicionit qeveritar të përbërë nga katër parti rreth buxhetit të vitit 2025, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Shtimi i shpenzimeve do t’i bashkëngjitet rritjes së shpenzimeve ushtarake prej më shumë se 10 për qind, në rreth 24 miliardë euro në vit, e njoftuar në shtatorin e vitit të kaluar.
Masat stimuluese do t’i vënë shpenzimet e Holandës në mbrojtje në rrugë për ta arritur pragun prej 2 për qind të prodhimit vendës bruto për herë të parë që nga koha kur vendet e NATO-s ishin pajtuar për këtë nivel minimal të shpenzimeve para dhjetë vjetëve.
Qeveria holandeze tashmë kishte thënë se do të shqyrtonte rritje të mëtejme të shpenzimeve, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e shtoi presionin ndaj vendeve të NATO-s për të shpenzuar më shumë në ushtritë e tyre.
Zonja Yesilgoz nuk ofroi hollësi rreth planit të ri të shpenzimeve, pasi ai duhet të miratohet në një takim të kabinetit qeveritar të enjten./Nacionale