Hezbollahu vret pesë ushtarë izraelitë në Liban, përfshirë një major e një kapiten - NACIONALE

Hezbollahu vret pesë ushtarë izraelitë në Liban, përfshirë një major e një kapiten

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pesë ushtarë rezervë të Izraelit u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën gjatë luftimeve në jug të Libanit natën e kaluar, ka njoftuar ushtria izraelite.

Sipas raportimit të gazetës “The Times of Israel”, ushtarët e vrarë janë identifikuar si: Major (rezervist) Dan Maori, 43 vjeç, nga Beit Yitzhak-Sha’ar Hefer; Kapiten (rezervist) Alon Safrai, 28 vjeç, nga Jerusalemi; Nënoficer (rezervist) Omri Lotan, 47 vjeç, nga Bat Hefer; Nënoficer (rezervist) Guy Idan, 51 vjeç, nga Shomrat; dhe Rreshter (rezervist) Tom Segal, 28 vjeç, nga Ein Habesor.

Të gjithë ishin pjesë e Batalionit të 89-të të Brigadës së 8-të të Blinduar. Maori ishte nënkomandant i batalionit.

Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, ushtarët u goditën me raketahedhës nga Hezbollahu në një ndërtesë në një fshat jugor të Libanit, përderisa trupat po pranonin një furnizim logjistik.

Një grumbull raketash u hodhën në pikëtakimin për furnizimin me pajisje, njëra prej të cilave ra afër ndërtesës ku ishin duke qëndruar ushtarët. U lënduan edhe disa anëtarë të autokolonës së logjistikës.

Në mesin e 19 të lënduarve, raportohet se katër ushtarë ndodhen në gjendje serioze.

Rezervistët e plagosur, bashkë me një rezervist tjetër që u plagos seriozisht gjatë luftimeve në jug të Libanit të premten në mëngjes, u dërguan në spitale për trajtim.

Lajme të ngjashme