Hegseth i kritikon “gjeneralët e trashë”: Oficerët që s’ma përkrahin agjendën të dorëhiqen - NACIONALE

Hegseth i kritikon “gjeneralët e trashë”: Oficerët që s’ma përkrahin agjendën të dorëhiqen

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, i kritikoi ata që i quajti “gjeneralë të trashë” dhe nismat për diversitet që, sipas tij, çuan në dekada kalbjeje në ushtri dhe tha në një takim të rrallë të komandantëve të martën se ata duhet të japin dorëheqje, nëse nuk e mbështesin agjendën e tij.

“Udhëheqësit e pamatur e të pamend politikë vendosën busull të gabuar dhe neve na humbi rruga, u bëmë “Departamenti Woke”, por jo më” – deklaroi sekretari amerikan, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ai premtoi ndryshime të gjera në mënyrën se si do të trajtohen ankesat për diskriminim dhe si do të hetohen akuzat për shkelje në Pentagon.

“Nëse fjalët që po i flas sot po bëjnë që zemrat tuaja të fundosen, atëherë ju duhet ta bëni gjënë e ndershme dhe të jepni dorëheqje” – shtoi sekretari i Mbrojtjes.

“Unë e di se shumica dërrmuese prej jush e ndieni të kundërtën. Këto fjalë ua bëjnë zemrat tuaja të plota” – tha më tej Hegseth.

Ai e kritikoi pamjen e ushtarakëve me mbipeshë, duke thënë: “Është tërësisht e papranueshme që të shihen gjeneralë dhe admiralë të trashë në hollet e Pentagonit.”

“Epoka e dukjes joprofesionale ka mbaruar. Jo më mjekroshë” – tha Hegseth para audiencës së oficerëve ushtarakë, të cilët qëndronin në heshtje.

Lajme të ngjashme