Harrisi e zgjedh Walzin e Minesotës si kandidat demokrat për nënpresident të ShBA-së - NACIONALE

Harrisi e zgjedh Walzin e Minesotës si kandidat demokrat për nënpresident të ShBA-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, njëkohësisht kandidatja e Partisë Demokratike për president të vendit, Kamala Harris, e ka zgjedhur guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat të partisë së saj për nënpresident në zgjedhjet e nëntorit.

Vendimi u jep fund shumë spekulimeve se cilin kandidat do ta përzgjedhte zonja Harris për të garuar kundër republikanit Donald Trump dhe kandidatit të tij për nënpresident, JD Vance, raporton gazeta “The Guardian”.

Sipas një ankete të gazetës “The New York Times” dhe Kolegjit “Siena” të publikuar më 25 korrik, Harrisi e ka ngushtuar atë që dikur ishte epërsi e konsiderueshme e Trumpit.

Trumpi kishte epërsi prej vetëm 2 për qind – 48 me 46 për qind – në mesin e votuesve të regjistruar, në krahasim me epërsinë prej 8 për qind në krahasim me Bidenin në fillim të korrikut.

Kush është Tim Walz?

Walz, 60 vjeç, është veteran i Gardës Kombëtare dhe ish-mësimdhënës. Ai ishte zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve me 2006 dhe kishte shërbyer për 12 vjet para se të zgjidhej guvernator i Minesotës më 2018.

Si guvernator, ai ka shtyrë përpara një agjendë progresiste që i përfshin shujtat falas në shkolla, synimet për luftimin e ndryshimeve klimatike, uljen e taksave për shtresën e mesme dhe pushimin e zgjatur me pagesë për punëtorët në Minesota.

Lajme të ngjashme