Harris tregon planet për uljen e taksave dhe çmimeve: Forcimi i klasës së mesme do të jetë një qëllim - NACIONALE

Harris tregon planet për uljen e taksave dhe çmimeve: Forcimi i klasës së mesme do të jetë një qëllim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, ka treguar propozimet e saj për uljen e taksave dhe uljen e çmimeve të artikujve ushqimorë.

Gjatë një fjalimi në shtetin e Karolinës së Veriut, numri dy i shtetit amerikan ka thënë se faturat po shtohen.

Harris, e cila është edhe kandidate e demokratëve për president, ka deklaruar se ne presidencën e saj do të adresohen këto çështje.

Forcimi i klasës së mesme do të jetë një qëllim përcaktues i presidencës sime”, ka deklaruar ajo.

Ai ka propozuar 25,000 dollarë ndihmë për një kategori të blerësve të parë të shtëpive dhe stimuj tatimorë për ndërtuesit e shtëpive të reja.

Çdo ditë në mbarë vendin tonë, familjet flasin për planet e tyre për të ardhmen, ambiciet e tyre, aspiratat e tyre për veten, për fëmijët e tyre. Ata gjithashtu flasin se si do të jenë në gjendje t’i realizojnë ato financiarisht, sepse faturat po rriten dhe po shtohen”, tha zonja Harris, duke treguar detaje të tjera të planit të saj.

“Kemi shpenzimet për ushqimin, qiranë, karburantin, veshmbathje për kthimin e fëmijëve në shkollë dhe ilaçet. Pas gjithë këtyre shpenzimeve, për shumë familje nuk mbetet shumë në fund të muajit”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo tregoi për uljen e taksave për familjet, si dhe për njerëzit me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Ajo premtoi se do të zgjerojë kredinë tatimore të fëmijëve deri në 3,600 dollarë për fëmijë dhe 6,000 dollarë për fëmijët në vitin e tyre të parë të jetës./VOA/

Lajme të ngjashme