Hamasi e paralajmëron Izraelin se s’do ta ketë lehtë në Rafah: Jemi plotësisht të përgatitur - NACIONALE

Hamasi e paralajmëron Izraelin se s’do ta ketë lehtë në Rafah: Jemi plotësisht të përgatitur

4 javë më parë

nga NACIONALE

Hamasi ka filluar që të përgatitet për një operacion të planifikuar izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, citohet të ketë thënë një udhëheqës i paidentifikuar i këtij grupi.

Në një intervistë me mediumin nga Katari, “Al-Arabi Al-Jadid”, zyrtari i Hamasit paralajmëroi: “Operacioni në Rafah nuk do të jetë ecje e lehtë, siç mendojnë udhëheqësit e pushtimit”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ai citohet të ketë thënë se Hamasi dhe grupet e tjera “janë plotësisht të përgatitura për t’i shkaktuar humbje të rënda ushtrisë pushtuese”.

Më tej, anëtari i Hamasit gjithashtu kërcënoi me sulme të mëtejme nga i ashtuquajturi “Boshti i Rezistencës”, grup i lëvizjeve të përkrahura nga Irani, armiqësore ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, ku bëjnë pjesë edhe Hezbollahu i Libanit dhe grupe militantësh në Irak.

“Udhëheqësi i qeverisë së pushtimit, Benjamin Netanyahi, është duke e çuar tërë rajonin drejt një shpërthimi dhe nëse ai ndodh, asnjë palë nuk do të jetën në gjendje që t’i kontrollojë pasojat e tij” – paralajmëroi ai.

Rebelët Houthi të Jemenit kanë sulmuar anije në Detin e Kuq me muaj që nga fillimi i luftës në tetor, e nxitur nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit, duke thënë se janë duke vënë në shënjestër anije të lidhura me Izraelin për t’u solidarizuar me palestinezët e Gazës.

Ndërkohë, Hezbollahu ka nisur shpesh sulme nga Libani në drejtim të Izraelit, ndërsa forcat izraelite janë kundërpërgjigjur me sulme ajrore.

Lajme të ngjashme