"Hamasi do t’i lirojë pengjet": Netanjahu paraqet detajet mbi fazat e planit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se i kishte dhënë udhëzime ekipit negociator izraelit, të udhëhequr nga ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, që të udhëtojë në Egjipt për të finalizuar detajet teknike të lirimit të pengjeve.
“Qëllimi ynë është që negociatat të zgjasin vetëm disa ditë. Trump e ka bërë të qartë: nuk do të tolerojmë taktika vonese apo shmangie,” tha Netanjahu, shkruan CNN.
Ai shpjegoi se në fazën e parë të planit, Hamasi do t’i lirojë pengjet, ndërkohë që ushtria izraelite do të rigrupohet, duke “mbajtur ende kontrollin mbi të gjitha zonat dominuese thellë brenda Rripit.”
Në fazën e dytë, tha ai, “Hamasi do të çarmatosej dhe Gaza do të demilitarizohej. Kjo do të ndodhë ose përmes rrugës diplomatike, sipas planit të Trumpit, ose përmes rrugës ushtarake – por do të realizohet.”
Ndërkohë, Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm të negociojë për lirimin e të gjithë pengjeve, por nuk ka pranuar të çarmatoset – një kërkesë tjetër kyçe në planin me 20 pika të Trumpit.
Netanjahu vlerësoi koordinimin me presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se ndërsa udhëzonte Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të vepronin në qytetin e Gazës, ai gjithashtu “koordinoi një lëvizje diplomatike me presidentin Trump që ndryshoi plotësisht situatën.