Grenlanda e zgjedh “Grenlandën që e njohim sot”, thotë kryeministri Nielsen - NACIONALE

Grenlanda e zgjedh “Grenlandën që e njohim sot”, thotë kryeministri Nielsen

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka thënë se vendi i tij e zgjedh “Grenlandën që e njohim sot”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë, ai thotë se “si pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, ne i kemi zhvilluar shoqërinë tonë, demokracinë dhe vendin tonë… nën kornizën e Mbretërisë së Danimarkës dhe aleancës së NATO-s”, raporton televizioni BBC.

"Ne e kemi fituar vetëdrejtimin, të drejtën tonë për vetëvendosje brenda kornizës. Kjo duhet të vazhdojë" – shtoi ai.

Duke iu referuar protestave të fundjavës, kur mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin e ishullit, Nuuk, Nielseni tha se ato nuk ishin “kundër Shteteve të Bashkuara”.

“Nuk ishte protestë kundër miqësisë sonë të vjetër ose bashkëpunimit të ngushtë. Ishte kundër mosrepsektimit të sundimit ndërkombëtar të ligjit, demorkacisë dhe të drejtës sonë për vetëvendosje” – tha më tej kryeministri i Grenlandës.

“Ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë dialog me respekt përmes diplomacisë dhe kanaleve normale” – shtoi ai.

Kur u pyet nga një reporter i televizionit amerikan, CNN, nëse Grenlanda është e sigurt për të mos rënë në pronësinë e Shteteve të Bashkuara, kryeministri tha se askush tjetër përpos Grenlandës e Danimarkës nuk kanë mandate për të bërë marrëveshje për ishullin.

“Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë më shumë në ekonomi, por për këtë gjë duhet të flasim me respekt të ndërsjellë” – deklaroi Nielseni./Nacionale

Lajme të ngjashme