Gjyshërit arrestohen nën dyshimin për vrasjen e nipit të vogël në Alpet Franceze - NACIONALE

Gjyshërit arrestohen nën dyshimin për vrasjen e nipit të vogël në Alpet Franceze

1 vit më parë

nga NACIONALE

Katër persona, përfshirë gjyshërit e vogëlushit Emile Soleil, janë arrestuar në lidhje me zhdukjen dhe vdekjen e 2-vjeçarit në Alpet Franceze në korrikun e vitit 2023.

Dy personat e tjerë të arrestuar për vrasje të vullnetshme dhe fshehje të një kufome janë fëmijët e moshës së rritur të gjyshërve të fëmijës, thanë në një deklaratë prokurorët, raporton televizioni BBC.

Avokatja e gjyshërve, Isabelle Colombani, i tha agjencisë së lajmeve AFP të martën në mëngjes se ajo nuk kishte koment, sepse “porsa kishte dëgjuar” për këtë zhvillim.

Vitin e kaluar, disa prej eshtrave dhe rrobave të fëmijës u gjetën nga një alpinist afër shtëpisë së gjyshërve të Emile-s nga dajallarët në Alpet Franceze, ku djali ishte zhdukur në verën e vitit 2023.

Megjithatë, prokurorët atë kohë kishin thënë se mbetjet e gjetura nuk ofronin shenja të reja në lidhje me shkakun e vdekjes, duke shtuar se ajo mund të ketë ardhur si rezultat i “rrëzimit, vrasjes së pavullnetshme ose vrasjes”.

Fëmija ishte parë për herë të fundit më 8 korrik 2023, kur dy fqinj e kishin parë atë duke ecur vetëm në rrugën e vetme të fshatit.

Policia ishte njoftuar nga gjyshja e djalit të vogël pak më vonë. Qindra njerëz iu bashkuan policisë, qenve nuhatës e ushtrisë në operacionin e kërkimit të nesërmen.

Mbetjet e fëmijët u gjetën disa ditë pasi policia ftoi për intervistim 17 persona, përfshirë disa anëtarë të familjes së vogëlushit, fqinj e dëshmitarë, për ta rindërtuar skenën e fundit para se ai të zhdukej.

Mediat franceze raportuan të martën se shtëpia e gjyshërve në rajonin Provence po bastisej dhe se policia kishte sekuestruar njërin prej automjeteve të tyre./Nacionale

Lajme të ngjashme