Gjermania u dha shtetësi një numri rekord të njerëzve vitin e kaluar - NACIONALE

Gjermania u dha shtetësi një numri rekord të njerëzve vitin e kaluar

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Gjermania ua dha shtetësinë një numri rekord prej 291 mijë e 955 personash vitin e kaluar, 46 për qind më shumë se në vitin 2023. Sirianët e përbëjnë grupin më të madh, sipas të dhënave të publikuara të martën nga Zyra Federale e Statistikave.

Sipas kësaj zyre, reformat në ligjin për shtetësinë kontribuuan në rritjen e numrit të njerëzve që e fituan shtetësinë. Në qershorin e vitit të kaluar, Gjermania e zvogëloi kohën e banimit që kërkohet për t’u natyralizuar – nga tetë në pesë e madje në disa raste në tre vjet në raste të posaçme, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shumë sirianë që kishin arritur si refugjatë më 2015 e 2016, kur ish-kancelarja Angela Merkel i kishte hapur kufijtë e Gjermanisë për qindra mijëra njerëz që po iknin nga lufta dhe përndjekja në Lindjen e Mesme, e fituan kushtin për natyralizim gjatë vitit të kaluar.

Si rezultat, ata e përbëjnë grupin më të madh të shtetasve të rinj gjermanë që e morën këtë status vitin e kaluar – 28 për qind ose 83 mijë e 150 njerëz. Pas tyre radhiten turqit, irakianët, rusët dhe afganët me nga 8, 5, 4 dhe 3 për qind.

Rusët e shënuan rritjen më të madhe të përqindjes me natyralizime. Më 2023 ishin 1.995 raste, ndërsa më 2014 hiç më pak se 12.980. Numri i turqve që morën shtetësi gjermane u rrit për më shumë se dyfish dhe shkoi në 22.525.

Ligji i ri për shtetësinë gjithashtu u lejon individëve që a mbajnë shtetësinë e tyre e parë gjatë sigurimit të shtetësisë gjermane, duke u mundësuar dhjetëra mijëra shtetasve turq që të natyralizohen.

Megjithatë, koalicioni i ri qeveritar i konservatorëve dhe socialdemokratëve planifikon që të shfuqizojë një pjesë të këtyre masave dhe ta kthejë në fuqi periudhën minimale të pritjes prej pesë vjetësh për ta marrë shtetësinë gjermane./Nacionale

Lajme të ngjashme