Gjermania e quan “përshkallëzues” planin e Putinit për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi - NACIONALE

Gjermania e quan “përshkallëzues” planin e Putinit për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme gjermane e ka përshkruar njoftimin e Vladimir Putin se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi si "të papërgjegjshëm" dhe "përshkallëzues".

“Berlini e sheh njoftimin e Moskës si një përpjekje tjetër për frikësim bërthamor dhe ne e konsiderojmë këtë retorikë si të papërgjegjshme dhe e refuzojmë shprehimisht atë,”-është shprehur Andrea Sasse, raporton The Guardian.

Ajo më tej ka shtuar se rruga e Gjermanisë në mbështetje të Ukrainë do të vazhdojë.

Sasse gjithashtu ka hedhur poshtë një raport për dëbimin e afërt të 30 diplomatëve rusë, duke thënë se "një masë e tillë aktualisht nuk është planifikuar".

Kujtojmë se të shtunën presidenti rus njoftoi se vendimi është marrë, pas negociatave me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, i cili e kishte "ngritur prej kohësh çështjen" e një vendosjeje bërthamore në territorin e vendit të tij.

Lajme të ngjashme