Gjermania e njofton blerjen e 20 aeroplanëve luftarakë “Eurofighter” - NACIONALE

Gjermania e njofton blerjen e 20 aeroplanëve luftarakë “Eurofighter”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjermania do të blejë 20 aeroplanë luftarakë shtesë nga prodhuesi “Airbus”, tha të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz, përderisa anëtarja e NATO-s po shpenzon më shumë në mbrojtje pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur në shoun ajror ILA afër Berlinit, kancelari Scholz tha se ai është fuqishëm i përkushtuar për mbajtjen dhe zgjerimin e kapacitetit prodhues të armëve, raporton agjencia “Reutes”.

“Për këtë arsye, ne do të porosisim 20 “Eurofighter”-a të tjerë para fundit të këtij sesioni legjislativ – shtuar 38 aeroplanëve që tash për tash janë rrugës “ – tha ai, duke shtuar se kjo porosi do t’u japë siguri prodhuesit “Airbus” dhe furnizuesve të tij.

Forca ajrore gjermane dëshiron që t’i zëvendësojë aeroplanët “Tornado” me ata të tipit “Eurofighter”, të njohur si “Typhoon” në Britani.

Sipas uebfaqes së forcës ajrore gjermane, tash për tash ajo operon me 138 aeroplanë “Eurofighters”.

Lajme të ngjashme