“Gjermania do ta mbështesë embargon e naftës ruse” - NACIONALE

“Gjermania do ta mbështesë embargon e naftës ruse”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësit e BE-së pritet të paraqesin embargon e propozuar më vonë këtë javë. Ndërsa, mbështetja e masës do të ishte kthesa e dytë e Gjermanisë në lidhje me Ukrainën.

Bashkimi Evropian po planifikon një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë, u thanë gazetarëve të dielën burime të brendshme të Brukselit, shkruan Deuteche Welle.

Këto ndëshkime të reja ka të ngjarë të përfshijnë një embargo të naftës ruse në mbarë bllokun.

Kjo masë është parë për javë të tëra si kyçe për të gjymtuar vërtetë arkat e makinës luftarake të presidentit rus Vladimir Putin, por ajo është penguar nga zvarritjet e disa vendeve anëtare të BE-së – përfshirë Gjermaninë.

Por tani, burime qeveritare i kanë thënë agjencisë gjermane të lajmeve dpa se administrata e kancelarit Olaf Scholz më në fund është gati të mbështesë ndalimin e naftës.

Kjo do të ishte e dyta kthesë e Scholzit, pasi pas një muaj refuzim, Gjermania më parë njoftoi se do të dërgonte tanke në Ukrainë.

Sipas ministrit të Ekonomisë Robert Habeck, Gjermania ka arritur të reduktojë varësinë e saj nga nafta ruse me një diferencë të madhe në vetëm tetë javë. Përpara se të fillonte pushtimi rus i Ukrainës në fund të shkurtit, Gjermania mbështetej tek Rusia për 35% të nevojave të saj për energji. Tani, Habeck tha se, kjo ka rënë në vetëm 12%.

Nëse Berlini duhet të ndryshojë qëndrim në raport me këtë çështje, kjo do të lërë Italinë, Austrinë, Hungarinë, Sllovakinë, Spanjën dhe Greqinë si mbrapa, pasi ato ende nuk kanë mbështetur publikisht një embargo. Nga vendet e lartëpërmendura, ajo që është e mundshme të bëjë një kundërshtim më të fortë është Hungaria.

Edhe pse BE-ja kishte rënë dakord tashmë të ndalonte importin e qymyrit rus, vendet që kufizojnë Ukrainën ose Rusinë, si Polonia dhe shtetet baltike, kanë kërkuar gjithashtu një ndalim të naftës.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, embargoja e naftës ka të ngjarë të vihet në tryezë të mërkurën gjatë një samiti të ambasadorëve në Bruksel.

Lajme të ngjashme