Gjermani që ua mëson të rinjve vozitjen me Audi 80 - NACIONALE

Gjermani që ua mëson të rinjve vozitjen me Audi 80

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në bregdetin e Detit Verior, 42-vjeçari Tom Gonnsen u mban të rinjve orë të vozitjes me një veturë të prodhuar në vitin 1989. Është një Audi 80 me ngjyrë të hirtë. Ai e ka bërë veturën e vjetër pjesë të autoshkollës së vet nga kjo javë.

“Prindërit vinin tek unë dhe më thoshin se të rinjtë vërtet nuk mund të vozitin një veturë me të gjitha zilet e fishkëllimat që i kanë veturat e reja”- tregon Tomi.

Për këtë arsye, klientët e tij tash mund ta mësojnë vozitjen siç e kishte mësuar ai – dhe t kuptojnë më mirë teknologjinë që ndodhet nën kapakun e përparmë të veturës, shkruan gazeta gjermane, “Bild”.

“Niveli i vajit ende kontrollohet me shufër të metaltë e jo duke shtypur një pullë. Mund t’ua mësoj edhe kontrollimin e gjatësisë së dritave në mënyrë manuale”- shtoi ai. Edhe shenja mbi tavanin e veturës, ku shkruan “Autoshkollë”, është e modelit të vjetër.

Megjithatë, nuk janë vetëm fillestarët, ata që e kontaktojnë Tomin. “Edhe nostalgjikët kanë shprehur interesim. Ata dikur vozitnin Audi 80 dhe vetëm donin që ta vozitnin përsëri këtë veturë”- tha pronari i autoshkollës.

Në disa fotografi të fotografit Andreas Costanzo, Tomi shihet duke e mësuar klienten 18-vjeçare, Jule, për ta kontrolluar nivelin e vajit në motorin e veturës.

Vetura të këtij tipi shihen ende duke qarkulluar në Kosovë. Natyrisht, ato kanë qenë më të shumta në vitet e para të pasluftës. Përmes një kërkimi të thjeshtë në internet, ato sot mund të blihen me çmime të ulëta – kryesisht nga 500 deri në 1.400 euro – varësisht nga gjendja e veturave.

Lajme të ngjashme