Gjashtë të vrarë nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor - NACIONALE

Gjashtë të vrarë nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Së paku pesë persona janë vrarë nga një sulm ajror izraelit ndaj një kampi refugjatësh në Bregun e pushtuar Perëndimor, thonë zyrtarët palestinezë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e konfirmuan sulmin ndaj kampit “Nur Shams”, afër qytetit Tulkarm, duke thënë se e kishte vënë në shënjestër atë që e quajti dhomën e komandës të një “celule terrori”, raporton televizioni BBC.

Në një rast tjetër, Autoriteti Palestinez tha se një person ishte vrarë dhe tre të tjerë ishin lënduar nga një sulm prej ardhësve izraelitë afër Betlehemit. Ushtria izraelite tha se ishte duke i hetuar raportimet.

Në Bregun Perëndim ka pasur shtim të dhunës që nga fillimi i luftës në Gaza, e nxitur nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Zyra për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare e OKB-së tha të mërkurën e kaluar se 128 palestinezë, përfshirë 26 fëmijë, ishin vrarë nga sulmet ajrore në Bregun Perëndimor nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Kjo zyrë shtoi se deri më 19 gusht, 607 palestinezë ishin vrarë në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor. Në mesin e tyre ishin shtatë ardhës izraelitë.

Dhjetë izraelitë gjithashtu janë vrarë gjatë sulmeve të palestinezëve nga Bregun Perëndimor, sipas kësaj agjencie.

Kampi “Nur Shams” është vënë në shënjestër nga ushtria izraelite disa herë muajve të fundit. Në prill, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 14 njerëz kishin vdekur gjatë një operacioni dyditor izraelit./Nacionale

Lajme të ngjashme