Gërvalla dënon sulmin në Gjermani: Kjo dhunë çnjerëzore duhet luftuar me vendosmëri
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj sulmit në Magdeburg të Gjermanisë, i cili ka ndodhur mbrëmë në tregun e Krishtlindjeve.
Ajo ka dënuar një akt të tillë, duke e vlerësuar si njerëzor.
Në platformën X, ajo ka thënë se populli i Kosovës është i tronditur nga ky sulm.
“Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Kjo dhunë çnjerëzore duhet luftuar me vendosmëri”, ka shkruar Gërvalla.