Gati 2.000 civilë të vrarë në Ukrainë, thotë OKB-ja - NACIONALE

Gati 2.000 civilë të vrarë në Ukrainë, thotë OKB-ja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombet e Bashkuara e kanë regjistruar vrasjen e mbi 1.900 civilëve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, por paralajmëruan se shifrat e vërteta janë shumë më të larta.

Komisionarja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, tha se nga 1.982 civilët e vrarë mes 24 shkurtit e 14 prillit, 162 janë fëmijë.

Përpos të vrarëve, Kombet e Bashkuara raportuan edhe për 2.651 civilë të plagosur, në mesin e tyre 256 fëmijë, raporton televizioni “BBC”.

Komisionarja tha se shumica e vdekjeve dhe lëndimeve janë shkaktuar nga bombardimet dhe sulmet ajrore.

Bachelet më parë është shprehur e tmerruar nga raportimet për vrasjen e civilëve në qytezën Bucha, afër kryeqytetit Kiev, duke thënë se këto raste shtrojnë pyetje serioze dhe shqetësuese për krime lufte të mundshme dhe ka bërë thirrje që të ruhen dëshmitë.

Lajme të ngjashme