Garë shumë e ngushtë mes Trumpit e Harrisit në shtatë shtetet kyçe - NACIONALE

Garë shumë e ngushtë mes Trumpit e Harrisit në shtatë shtetet kyçe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas mesatareve të sondazheve në shtatë shtetet amerikane me garë të ngushtë mes dy kandidatëve për president të ShBA-së, Donald Trump e Kamala Harris, dallimi në përkrahje është shumë i vogël.

Tani për tani, më pak se 1 për qind e mbështetjes i ndan kandidatët në Michigan, Nevada, Karolinë të Veriut, Wisconsin dhe Pensilvani, raporton televizioni BBC.

Sipas një grafiku të publikuar nga televizioni britanik, ku citohet si burim televizioni “ABC News” në ShBA, Trumpi ka epërsi pak më të lartë në dy shtete të tjera – prej 2 për qind – Arizona dhe Georgia.

Në Pensilvani, Trumpi ka dalë i pari për vetëm 0,2 për qind, sipas mesatareve më të reja të sondazheve në nivel shtetëror.

Edhe pse kjo epërsi është brenda margjinës së gabimit dhe nënkupton që gara është në thelb e barabartë, mbetet të shihet nëse dallimi do të rritet ditëve të ardhshme.

Lajme të ngjashme