Frikë nga sulmi prej Iranit, ShBA-ja kufizon udhëtimin në Izrael për diplomatët e saj - NACIONALE

Frikë nga sulmi prej Iranit, ShBA-ja kufizon udhëtimin në Izrael për diplomatët e saj

2 javë më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufizuar udhëtimin për punonjësit e saj në Izrael, ndërsa frika për një sulm nga Irani po vazhdon ende.

Ambasada amerikane tha se personelit i ishte thënë të mos udhëtonte jashtë zonave të Jeruzalemit të madh, Tel Avivit ose Beersheba, shkruan BBC.

Marrëdhënie mes Izraelit dhe Iranit është përkeqësuar, ndërsa shteti iranian është betuar për hakmarrje, pasi e fajëson Izraelin për një sulm në konsulatën e saj në Siri 11 ditë më parë, ku mbetën të vrarë 13 njerëz.

Lajme të ngjashme