Franca e regjistron rastin e parë të variantit të ri të lisë së majmunit - NACIONALE

Franca e regjistron rastin e parë të variantit të ri të lisë së majmunit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Franca e ka identifikuar rastin e parë me variantin e ri të lisë së majmunit, raportoi të hënën agjencia e lajmeve AFP, duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pacienti nuk kishte udhëtuar në Afrikën Qendrore, ku forma e re e virusit e ka prejardhjen, por ishte në kontakt me dy njerëz që ishin kthyer nga ai rajon, raportoi AFP-ja, përcjell agjencia e lajmeve “Reuters”.

Autoritetet shëndetësore janë duke e hetuar burimin e infeksionit dhe janë duke punuar për t’i gjurmuar të gjitha kontaktet e mundshme, thuhet më tej në raportin e agjencisë franceze të lajmeve.

Pacientja është grua dhe u diagnostikua në rajonin veriperëndimor francez, Bretagne, në një spital në Rennes, raportoi gazeta rajonale franceze, “Ouest France”.

Forma e re e lisë së majmunit, e quajtur varianti 1b, lidhet me një emergjencë shëndetësore globale të shpallur në gusht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Britania dhe Gjermania e raportuan rastin e parë me variantin e ri të lisë së majmunit në territoret e tyre në tetor.

Lajme të ngjashme