Franca e dëbon djalin e Bin Ladenit, i ndalohet rikthimi
Një djalë i themeluesit të Al-Qaedas, Osama bin Laden, është dëbuar nga Franca, ku kishte jetuar me vite duke pikturuar peizazhe në një fshat në Normandi, si dhe i është ndaluar rikthimi në këtë shtet, pasi kishte publikuar komente në rrjete sociale që ishin vlerësuar si lavdërim i terrorizmit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bruno Retailleau, tha se kishte nënshkruar një urdhër për t’ia ndaluar hyrjen në Francë Omar Binladin-it dhe se ai paraprakisht ishte dëbuar. Ministri nuk dha hollësi për kohën e dëbimit ose vendin se ku ishte dërguar Binladini, raporton agjencia “Reuters”.
“Z. Binladin, që ka jetuar në rajonin Orne për disa vjet si bashkëshort i një shtetase britanike, publikoi komente në rrjetet e tij sociale më 2023 që e lavdëruan terrorizmin. Ndalimi administrativ garanton që z. Binladin nuk mund të kthehet në Francë për asnjë arsye” – shkroi në rrjetin X ministri Retailleau.
Binladini nuk mund të kontaktohej menjëherë për t’i marrë një koment.
Sipas gazetës javore lokale, “Le Publicateur Libre”, Binladini e kishte marrë vëmendjen e autoriteteve franceze për shkak të një shkrimi në rrjete sociale për ditëlindjen e babait, i cili ishte vrarë nga forcat amerikane më 2011. Agjencia “Reuters” nuk arriti që ta gjente shkrimin në rrjete sociale.
Gazeta kishte raportuar në korrik të vitit 2023 se policia e kishte kërkuar Binladinin në fshatin Domfort, në Normandi.
Je prononce ce jour une interdiction administrative du territoire à l'encontre de M. Omar Binladin, fils aîné du terroriste international Oussama Ben Laden. M. Binladin, installé dans l'Orne depuis plusieurs années en tant que conjoint de ressortissante britannique, a accueilli…
— Bruno Retailleau (@BrunoRetailleau) October 8, 2024