Forcat ruse godasin objektivat ukrainase në Avdiivka me seri raketash
Trupat ruse kanë bërë përparime në fshatin Yasynuvata të kontrolluar nga separatistët rusë në rajonin Donetsk të Ukrainës.
Në pamje të publikuara nga The Sun, duket forcat ruse duke hedhur raketa nga një sistem seri, drejtë objektivave ukrainase në qytetin Avdiivka.
Ndërkohë, sipas zyrtarëve ukrainas, deri më tani Rusia ka humbur 30,000 trupa, 207 avionë dhe 174 helikopterë, dhe sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, edhe në 24 orët e fundit, trupat ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme në frontet Avdiivka dhe Kryvyi Rih.