Forcat e sigurisë vrasin 29 rebelë maoistë në Indi
Forcat indiane të sigurisë thonë se kanë vrarë 29 rebelë maoistë në shtetin qendrore të Indisë, Chhattisgarh, disa ditë para se shteti i madh aziatik të shkojë në zgjedhje.
Incidenti ndodhi në zonën Kanker, afër Bastarit, që është bastion i rebelëve, raporton televizioni BBC.
Policia shtetërore tha se kjo është shifra më e lartë e maoistëve të vrarë në një përleshje viteve të fundit.
Në Chhattisgarh është zhvilluar një kryengritje e gjatë nga maoistët, të cilët thonë se po luftojnë për të drejtat e të varfërve.
Banorët e Bastarit pritet të votojnë të premten në ditën e parë të zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa në Kanker votohet më 26 prill.
Forcat e sigurisë thanë se përleshja e së martës ndodhi pas pranimit të një informate për praninë e udhëheqësve të Partisë Komuniste të Indisë, e ndaluar me ligj, në Kankar.
Një përleshje me armë shpërtheu gjatë operacionit të kërkimit nga forcat e sigurisë dhe, pas kësaj, 29 trupa të rebelëve maoistë dhe një grumbull i madh armësh u kapën, tha të mërkurën një zyrtar policor.
Forca e Sigurisë Kufitare e Indisë tha se dy anëtarë të lartë të Partisë Komuniste të Indisë besohet se janë në mesin e të vrarëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Amit Shah, e ka përgëzuar personelin e sigurisë për suksesin e operacionit. Ai ishte për fushatë zgjedhore më herët këtë javë në Chhattisgarh. Të mërkurën. Ai tha se Qeveria është “e vendosur për ta çliruar vendin nga kamxhiku” i rebelëve maoistë.