Forcat e Autoritetit Palestinez raportohet se vranë një komandant të Batalionit të Jeninit - NACIONALE

Forcat e Autoritetit Palestinez raportohet se vranë një komandant të Batalionit të Jeninit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez vranë një anëtar të lartë të Batalionit të Jeninit në qytetin verior të Bregut Perëndimor natën që shkoi, raportojnë mediat palestineze.

Hamasi e dënoi vrasjen e Abdel Rahman Abu Muna-s, duke e quajtur “eskalim të rrezikshëm” nga Autoriteti Palestinez, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Mediat izraelite cituan një zëdhënës të Autoritetit Palestinez të ketë thënë se Abu Muna kishte hapur zjarr ndaj forcave palestineze të sigurisë, të cilat iu kundërpërgjigjën me zjarr dhe e vranë atë.

Në dhjetor, forcat e Autoritetit Palestinez nisën një operacion ushtarak kundër Batalionit të Jeninit, grup militant lokal i lidhur me Hamasin dhe Xhihadin Islam.

Ushtria izraelite i nisi bastisjet e veta në këtë qytet në fund të janarit, duke njoftuar një operacion të shkallës së lartë të quajtur “Muri i Hekurt”, i cili tashmë është zgjeruar në kampe refugjatësh afër Jeninit, Tulkaremit dhe Tubasit.

Ramallahu është ballafaquar me vështirësi për ta shtrirë kontrollin në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, posaçërisht në kampe refugjatësh dhe në Jenin, Nablus e Tulkarem dhe përreth tyre.

Lajme të ngjashme