Fixhi e hap Ambasadën në Jerusalem, Netanyahu e inauguron - NACIONALE

Fixhi e hap Ambasadën në Jerusalem, Netanyahu e inauguron

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ministri i Jashtëm, Gideon Sa’ar, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Ambasadës së Fixhit në Jerusalem krahas homologut të tij nga vendi i vogël ishullor, Sitiveni Rabuka, tha në një deklaratë zyra e kryediplomatit izraelit.

“Një ambasadë e re në Jerusalem, kryeqyteti ynë i përjetshëm” – tha ministri Sa’ar në deklaratë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Tre zyrtarët e lartë dolën në një fotografi ku dy kryeministrat shihen me lule dekoruese tradicionale të Fixhit rreth krahëve.

“Unë do të vazhdoj që ta fuqizoj pozitën e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Unë gjithashtu do të vazhdoj që të punoj për të hapur dhe rivendosur ambasada të tjera në Jerusalem” – premtoi kryediplomati izraelit.

Fixhi u bë shteti i shtatë në botë që hap ambasadë në Jerusalem, duke iu bashkuar Kosovës, ShBA-së, Guatemalës, Hondurasit, Paraguajit dhe Papa-Guinesë së Re.

Edhe Argjentina ka njoftuar plane për ta zhvendosur ambasadën e vet nga Tel-Avivi në Jerusalem vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme