Finlanda do ta mbajë të mbyllur kufirin me Rusinë deri në njoftimin e radhës - NACIONALE

Finlanda do ta mbajë të mbyllur kufirin me Rusinë deri në njoftimin e radhës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Finlanda tha të mërkurën se ka vendosur që ta mbajë të mbyllur kufirin lindor me fqinjën Rusinë deri në një njoftim tjetër.

Finlanda e mbylli kufirin tokësor me Rusinë në fund të vitit 2023 pas rritjes së numrit të të ardhurve nga shtete si Siria e Somalia, raporton agjencia e lajmeve "Reuters".

Shteti evropian e akuzoi Moskën për përdorimin e migrimit si armë kundër Helsinkit si hakmarrje kundër anëtarësimit në NATO, pohim që është hedhur poshtë nga Kremlini.

“Rreziku që migrimi i instrumentalizuar do të vazhdojë dhe do të zgjerohet, siç është parë më herët, mbetet i pritshëm” – thuhet në një deklaratë të Qeverisë së Finlandës.

Më tej, aty thuhet se ekzekutivi rregullisht do ta vlerësojë situatën dhe do ta shfuqizojë mbylljen e kufirit ose do ta ndryshojë atë, nëse hapja nuk paraqet më “një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare ose rendit publik”.

Finlanda gjithashtu ka vënë në fuqi një ligj të jashtëzakonshëm të emergjencave, i cili e lejon refuzimin e aplikimeve për azil për migrantët që e kalojnë kufirin e mbyllur me Rusinë dhe gjithashtu e lejon kthimin e tyre prapa./Nacionale

Lajme të ngjashme