Fajet turbulenca: Një kompani ajrore do ta largojë ushqimin e popullarizuar - NACIONALE

Fajet turbulenca: Një kompani ajrore do ta largojë ushqimin e popullarizuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Turbulenca në ajër i ka shpesh fajet pse çantat e pasagjerëve bien nga bagazhi që ndodhet mbi kokat e udhëtarëve në aeroplan. Tani, megjithatë, ajo po fajësohet për nxitjen e një kompania ajrore që të largojë nga menyja një ushqim të popullarizuar gjatë fluturimeve.

Kompania “Korean Air” ka njoftuar se nga 15 gushti nuk do të shërbejë më pasta të shpejta “ramyeon” për pasagjerë që udhëtojnë në kategorinë ekonomike gjatë fluturimeve të gjata, raporton televizioni CNN.

“Në rastin e shërbimit të “ramyeon”-it, aksidentet me djegie ndodhin shpesh për shkak të ujit të nxehtë. Në klasën ekonomike, stjuardesat duhet të lëvizin disa enë me pasta të mbushura me ujë të nxehtë përnjëherë dhe pasagjerët janë të ngjeshur, prandaj rreziku i djegieve ka qenë i lartë” – tha kompania në një komunikatë për shtyp.

Kompania shpjegoi se ndryshimi në shërbimin e ushqimit për fluturime të gjata është “si reagim ndaj trendit në rritje të turbulencave”. Sipas kompanisë, numri i rasteve me turbulenca u rrit për më shumë se dyfish këtë vit në krahasim me vitin 2019.

“Korean Air” tha se kjo lëvizje është “pjesë e një mase proaktive me qëllim të parandalimit të aksidenteve me djegie”.

Sidoqoftë, pasagjerëve që udhëtojnë në klasën e parë dhe në klasën prestigjioze prapë do t’u ofrohen pastat “ramyeon”.

Kompania “Korean Air” është renditur si e 11-ta më e mira në botë në mesin e kompanive ajrore këtë vit dhe është në mesin e shumë prej kompanive që po mendon rreth rreziqeve afatgjate të turbulencave, për të cilat ekspertët thonë se janë duke u shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike.

Më 2022, Paul Williams, profesor i shkencave atmosferike në Universitetin e Reading-ut në Britani, i kishte thënë televizionit BBC se përmes modeleve në këtë industri parashikohej që të dyfishohej ose të trefishohej numri i turbulencave viteve të ardhshme./Nacionale

Lajme të ngjashme