Evropa në alarm nga një “armë e re” e Rusisë, dyshohet se po përdoret në Evropë - NACIONALE

Evropa në alarm nga një “armë e re” e Rusisë, dyshohet se po përdoret në Evropë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimet e sigurisë në Evropë janë në gjendje vigjilence për një armë të re potenciale të luftës së Rusisë – zjarrvënia dhe sabotimi – pas një vargu të zjarreve dhe sulmeve misterioze ndaj infrastrukturës në vendet baltike, Gjermani dhe Britani.

Kur një zjarr shpërtheu në “Ikea” në Vilnius të Lituanisë këtë muaj, pak veta patën ndonjë vërejtje derisa kryeministri polka, Donald Tusk, sugjeroi se kjo mund të ketë qenë vepër e një sabotimi të huaj, raporton gazeta “The Guardian”.

Hetuesit tashmë dyshojnë për përfshirje të mundshme të rusëve në një sulm me zjarrvënie në lindje të Londrës, në një zjarr masiv që e shkatërroi qendrën më të madhe tregtare në Poloni, një përpjekje për sabotim në Bavari të Gjermanisë dhe mbishkrimet anti-Semite në Paris.

Përderisa nuk ka dëshmi se ndonjëra prej këtyre incidenteve në kontinent janë të bashkërenduara, shërbimet e sigurisë besojnë se ato mund të jenë pjesë e një përpjekjeje sistematike nga Moska për ta destabilizuar Perëndimin, që e ka mbështetur Ukrainën gjatë luftës.

Shërbimet theksojnë se pas Luftës së Ftohtë, operacionet e inteligjencës së jashtme janë përbërë nga spiunë dhe trajnues të tyre, por në epokën e rrjeteve sociale, mund të angazhohen vandalizues, duke lënë pak lidhje me sulmues të tjerë, pasi sabotuesit paguajnë disa qindra euro ose përmes kriptovalutave.

I tillë është shqetësimi që po shfaqet se këto sulme hibride mund të jenë vepër e Rusisë, saqë çështja u ngrit në një samit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes në Bruksel këtë javë. Zyrtarët e sigurisë nga Holanda, Estonia dhe Lituania paralajmëruan për cenueshmëri në vendet e tyre.

Një ministër, që kërkoi të mos i publikohej emri, tha se ata janë thellësisht të brengosur për “sabotimin, sabotimin fizik, të organizuar, të financuar dhe të bërë nga prokurat ruse”.

Javën e kaluar, Tusku tha se autoritetet polake kishin arrestuar nëntë persona në lidhje me veprime sabotimi, që dyshohet se janë kryer nën urdhra të shërbimeve ruse.

Ai tha se dyshohet që në këto krime përfshiheshin “rrahjet, zjarrvënia dhe zjarrvënia në tentativë”, ndërsa hetimet po përqendrohen te çështja nëse Rusia ishte e përfshirë në zjarrin që ndodhi në një qendër tregtare në Varshavë. Ambasada ruse e cilësoi këtë pretendim si teori konspirative.

Lajme të ngjashme