Erdogani do ta paraqesë planin për paqe në Ukrainë në takimin e Grupit G-20 - NACIONALE

Erdogani do ta paraqesë planin për paqe në Ukrainë në takimin e Grupit G-20

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, pritet të paraqesë një plan për paqe në Ukrainë në samitin e Grupit G20, sipas raportimeve nga mediumi “Bloomberg”.

Thuhet se plani i presidentit turk përmban këto pika, raporton gazeta "The Guardian":

Ngrirjen e vijës së frontit, siç është tani;

Ukraina pajtohet që të mos anëtarësohet në NATO për të paktën dhjetë vjet;

Furnizimi i Ukrainës me armë për ta garantuar mbrojtjen e saj;

Vendosja e paqeruajtësve ndërkombëtarë në një zonë neutrale të demilitarizuar në Donbas.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë raportimet se Erdogani do të sugjerojë ngrirje të situatës së tanishme taktike, duke e cilësuar si kusht që do të ishte “i papranueshëm” për Federatën Ruse.

Lajme të ngjashme