Emiratet e Bashkuara i ofrojnë Putinit gatishmëri për ndërmjetësim rreth Ukrainës - NACIONALE

Emiratet e Bashkuara i ofrojnë Putinit gatishmëri për ndërmjetësim rreth Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, i tha të hënën homologut rus, Vladimir Putin, se ai është i gatshëm për t’i mbështetur përpjekjet për të gjetur paqe në Ukrainë.

Kreu i Kremlinit u takua të dielën me presidentin e Emirateve të Bashkuara për bisedime joformale që vazhduan deri në mesnatë në rezidencën e presidentit rus afër Moskës, raporton agjencia “Reuters”.

Ne vazhdojmë që të bëjmë përpjekje për ta ndërmjetësuar shkëmbimin e të burgosurve” – i tha al Nahyani Putinit, përmes një përkthyesi.

“Dhe unë ju siguroj ju që ne do të vazhdojmë që të punojmë në këtë drejtim. Ne jemi të gatshëm që të bëjnë çfarëdo përpjekjeje për t’i zgjidhur krizat në interesin e paqes, në interesin e të dyja palëve” – shtoi ai.

Në të kaluarën, Putini i ka vlerësuar lart presidentin e Emirateve të Bashkuara si dhe princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për përpjekjet e tyre për ndërmjetësim për çështjen e Ukrainës.

Lajme të ngjashme