Eksportet izraelite të mbrojtjes shënuan record më 2023, sipas Qeverisë
Eksportet izraelite të mbrojtjes u rritën në shifër rekorde prej 13,1 miliardë dollarësh vitin e kaluar, thuhet në një raport qeveritar të publikuar të hënën, duke cituar qindar kontrata të nënshkruara në firma të ndryshme të mbrojtjes.
Rreth 36 për qind e eksporteve erdhën nga sistemet raketore dhe të mbrojtjes ajrore, të pasura nga radarët dhe pajisjet luftarake elektronike, stacionet e armëve dhe hedhësit më 11 për qind, ndërsa aeroplanët dhe pajisjet elektronike të aviacionit përbëjnë 9 për qind, tha Ministria e Mbrojtjes, raporton agjencia “Reuters”.
Sipas kësaj ministrie, eksportet e mbrojtjes ishin bërë prioritet qëndror si pjesë e një përpjekjeje për fuqizimin e marrëdhënieve strategjike të sigurisë në mbarë botën, për të hyrë në tregje të reja, për t’i hequr pengesat burokratike dhe për t’i pakësuar rregulloret.
“Përderisa industritë tona janë kryesisht të përqendruara në ofrimin e establishmentit të mbrojtjes me kapacitetet për t’i mbështetur trupat tona dhe për t’i mbrojtur qytetarët tanë... ato gjithashtu po vazhdojnë që t’i ndjekin fushat e bashkëpunimit dhe eksportimit te partnerët ndërkombëtarë” – tha ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.