Ekonomia e ShBA-së shënoi rritje më të madhe se që pritej në çerekun e dytë
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara shënoi rritje për 2,8 për qind në çerekun e dytë të vitit – nivel më i lartë se që kishin pritur ekonomistët, pasi shpenzimet e konsumatorëve u shtuan, tha të enjten Departamenti i Tregtisë.
Ekonomistët kishin pritur rritje për 1.,9 për qind në çerekun e kaluar. Ekonomia u rrit për 1.4 për qind në tre muajt e parë të vitit, raporton uebfaqja amerikane e lajmeve, “Axios”.
Kompanitë i rritën shpenzimet në pajisje dhe prona intelektuale, ndërsa shpenzimet për konsum personal shënuan rritje për 2,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, nga 1.4 për qind sa ishte në tre muajt e parë të këtij viti.
Shpenzimet e konsumit kontribuuan me 1,6 për qind në rritjen e prodhimit vendës bruto.
Rezerva Federale i rriti shkallët e interesit në nivelin më të lartë në dy dekadat e fundit për ta ulur inflacionin.