Ekipi i fushatës së Biden: Ai absolutisht do të vazhdojë të qëndrojë në garë - NACIONALE

Ekipi i fushatës së Biden: Ai absolutisht do të vazhdojë të qëndrojë në garë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Joe Biden “absolutisht” do të vazhdojë të qëndrojë në garën presidenciale, ka thënë kreu i fushatës së tij, Jen O’Malley Dillon.

Kjo, siç shkruan CNN, ndodhë pavarësisht se presidenti është më i izoluar se kurrë më parë nga partia e tij, me shumë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë të fushatës që besojnë se ai duhet të tërhiqet nga kampanja e tij për një mandat të dytë – madje shpejt.

“Absolutisht, presidenti është në këtë garë. E keni dëgjuar që e ka thënë vazhdimisht, dhe mendoj se e kemi parë mbrëmë saktësisht pse. Sepse Donald Trump nuk do të ofrojë asgjë të re te populli amerikan. Ai është personi i njëjtë që ka qenë në vitin 2020, është personi i njëjtë që ishte në skenën e debatit.” – ka thënë O’Malley Dillon në MSNBC.

“Joe Biden është më i përkushtuar se kurrë më parë për ta mundur Donald Trump”.

Kur u pyet në lidhje me përgjigjen ndaj disa demokratëve me profil të lartë që po i bëjnë thirrje presidentit të largohet, ai duket se refuzoi të përgjigjet për këtë.

“Ne duhet t’i marrim seriozisht shqetësimet që njerëzit kanë, por mënyra për t’i kaluar ato është që t’i rikthehemi biznesit për ta mundur Donald Trumpin dhe ta vendosim një zgjedhje të çartë me vizionin e presidentit kundër vizionit të Donald Trump.” – ka thënë ai.

“Sigurisht kemi shumë punë për të bërë për ta siguruar popullin amerikan, dhe po, ai është i moshuar por mund ta bëjë punën dhe mund të fitojë.” – u shpreh ai mes tjerash.

Lajme të ngjashme