E quajti gazetaren “derre”, Shtëpia e Bardhë i del në mbrojtje Trumpit
Shtëpia e Bardhë të enjten i doli në mbrojtje presidentit Donald Trump, pasi ky e quajti “derre” një gazetare që po e pyeste për të akuzuarin tashmë të ndjerë për abuzime seksuale, Jeffrey Epstein, duke thënë se komentet e presidentit i pasqyrojnë sinqeritetin dhe transparencën e tij.
Gjatë komunikimit në aeroplanin presidencial “Air Force One” javën e kaluar, që tashmë është bërë viral në internet, Trumpi iu afrua gazetares, ia bëri me gisht dhe i tha: “Qetësi, derre”, pasi ajo po i kërkonte përgjigje rreth një shkrese elektronike të Epstein-it të publikuar rishtazi, në të cilën i akuzuari i ndjerë pretendonte se Trumpi “e dinte për vajzat”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Kur u pyet të enjten për incidentin, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se votuesit amerikanë e kanë rizgjedhur Trumpin në krye të vendit për shkak të sinqeritetit të tij dhe se gazetarët duhet ta çmojnë qasjen e tij të hapur gjatë dhënies së përgjigjeve.
“Ai i denoncon lajmet e rreme, kur i sheh ato, dhe zemërohet me reporterët që shpërndajnë informacione të rreme” – tha zonja Leavitt gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, duke mos paraqitur dëshmi rreth raportimit të ndonjë lajmi të rremë. “Por ai gjithashtu i ofron shtypit qasje të pashembullt dhe u përgjigjet pyetjeve pothuajse përditë” – shtoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
I’m in a toxic relationship with Trump
— , (@Zvbear) November 19, 2025
Everytime I hate him this nigga does something that makes me laugh so hard
My GOAT said “Quiet Piggy” to the lady
LMAOOOOOOOOOO pic.twitter.com/WWKzU7eAek