Dyshohet për rrjedhje gazi, 16 të vdekur në Afrikën e Jugut - NACIONALE

Dyshohet për rrjedhje gazi, 16 të vdekur në Afrikën e Jugut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga rrjedhja e dyshimtë e oksidit të nitratit në Afrikën e Jugut, kanë thënë zyrtarët lokalë në këtë shtet.

Viktimat, në mesin e të cilave kishte gra dhe fëmijë, vdiqën nga thithja e gazit në një vendbanim joformal në Boksburg, në lindje të Johanesburgut, raporton televizioni BBC.

Rrjedhja e së mërkurës është lidhur me nxjerrjen ilegale të arit në atë zonë.

Gazi i oksidit të nitratit shpesh përdoret nga minatorët ilegalë të arit – të njohur si zama zama – për të nxjerrë ar nga dheu i vjedhur nga minierat e braktisura.

Njëri nga cilindrat e gazit u gjet duke rrjedhur në qytezën me popullsi të dendur, Angelo. Viktimat u gjetën brenda rrezes prej 100 metrash nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur rrjedhja.

Zyrtarët e shërbimeve emergjente i kanë thënë televizionit BBC se askush prej personave nuk ishte dërguar në spital. Ata kanë frikë se më shumë trupa mund të gjenden gjatë natës, përderisa ekipet e kërkim-shpëtimit e vazhdojnë punën e tyre.

Kjo tragjedi ndodhi vetëm gjashtë muaj pas një shpërthimi të një cisterne me gaz, kur 41 persona vdiqën në qytezën e njëjtë.

Lajme të ngjashme