Dyshime për puç në Niger, presidenti po mbahet në pallat nga rojat - NACIONALE

Dyshime për puç në Niger, presidenti po mbahet në pallat nga rojat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rojat presidenciale të Nigerit po e mbajnë presidentin Mohamed Bazoum brenda pallatit presidencial në kryeqytetin Niamey, që është bllokuar nga automjetet ushtarake nga mëngjesi të mërkurën, thanë burimet e sigurisë.

Këto lëvizje ngjajnë me katër puçe ushtarake që i kanë goditur Malin dhe Burkina-Fason fqinje nga viti 2020, raporton agjencia “Reuters”.

Edhe ministritë pranë pallatit janë bllokuar dhe stafi brenda pallatit nuk ka mundur që të ketë qasje në zyra, thanë burimet e presidencës dhe të sigurisë.

Pjesa tjetër e qytetit dukej e qetë, me trafik normal të mëngjesit dhe qasje të plotë në internet, sipas një reporteri të agjencisë “Reuters”.

Puçet në Burkina Faso e Mali ishin nxitur pjesërisht nga zemërimi për dështimin e autoriteteve për ta çrrënjosur kryengritjen islamike në rajonin e Sahelit, ku përfshihet Nigeri.

Në marsin e vitit 2021, në Niger ishte bërë një përpjekje e dështuar për puç, kur një njësi ushtarake ishte munduar që ta merrte nën kontroll pallatin presidencial disa ditë para se Bazoumi të betohej si president.

Lajme të ngjashme