Dy të vdekur e 21 të lënduar nga rrokullisja e një autobusi në Turqi - NACIONALE

Dy të vdekur e 21 të lënduar nga rrokullisja e një autobusi në Turqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një autobus i kompanisë “Turay” është rrokullisur në Turqi, duke lënë dy të vdekur.

Sipas vlerësimeve të para, përpos dy të vdekurve, 21 persona të tjerë kanë pësuar lëndime, raporton agjencia “Anadolu”.

Një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë, zjarrfikësit, policia e xhandarmëria shkuan në vendin e ngjarjes për t’i ndihmuar të lënduarit.

Të lënduarit u dërguan në spitale në Refahiye dhe Erzincan me autoambulanca, pasi iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme