Karma: Duke u tallur me Trumpin, Bideni rrëshqet vetë, e “bën” Kimin president të një shteti - NACIONALE

Karma: Duke u tallur me Trumpin, Bideni rrëshqet vetë, e “bën” Kimin president të një shteti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Joe Biden, u tall të premten me rivalin e tij republikan, Donald Trump, duke thënë se ai do të duhej t’i injektonte vetes pak zbardhues. Sidoqoftë, kreu i Shtëpisë së Bardhë “rrëshqiti” edhe vetë me një huqje.

Gjatë një tubimi për grumbullim fondesh për fushatë në San Francisko, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenca e Trumpit ishte kaotike dhe se votuesit duhet ta mbajnë në mendje këtë, raporton agjencia “Reuters”.

“A e mbani mend atë [Trumpin] duke thënë se gjëja më e mirë është që vetëm të injektoni pak zbardhues në krah? Dhe ai e mendonte vërtet këtë. Do të doja që t’ia kishte bërë pak vetes” – tha presidenti amerikan.

Gjatë muajve të parë të pandemisë së koronavirusit më 2020, Trumpi kishte thënë se një “injektim brenda” trupit të njeriut me një dezinfektues si zbardhuesi ose alkooli izopropil do të mund të ndihmonte kundër virusit.

Bideni gjithashtu i përmendi ato që i quajti “letra dashurie” nga udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, për Trumpin, por iu referua gabimisht aziatikut si president i Koresë së Jugut.

Trumpi ishte takuar me Kimin dhe kishte shkëmbyer disa letra me të.

Një zëdhënës i fushatës së Trumpit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Bideni është tallur edhe më parë më Trumpin për komentet e ish-presidentit rreth përdorimit të zbardhuesit. Më 24 prill, presidenti amerikan tha se Trumpi i kishte injektuar vetes zbardhues dhe se “i tëri i ka shkuar në flokë”.

Lajme të ngjashme