Dronë të paidentifikuar shihen mbi bazën ajrore amerikane në Gjermani - NACIONALE

Dronë të paidentifikuar shihen mbi bazën ajrore amerikane në Gjermani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dronë të paidentifikuar janë parë mbi zona të ndjeshme industrial dhe mbi bazën ajrore të forcave amerikane Ramstein në Gjermani në javët e fundit, raportoi të premten revista gjermane “Spiegel”, duke cituar një raport konfidencial të autoriteteve gjermane të sigurisë.

Në raportin konfidencial përmenden shumë raste kur janë parë dronë në orët e mbrëmjeve të 3 e 4 dhjetorit mbi bazën amerikane, sipas revistës së njohur gjermane, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Një burim i sigurisë i tha agjencisë “Reuters” se raporti për vërejtjen e dronëve mbi bazën Ramstein ishte i saktë. Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë refuzoi që ta komentonte raportin.

Shefat gjermanë të inteligjencës kanë paralajmëruar se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë e bën Berlinin cak të mundshëm të përpjekjeve për sabotim. Disa incidente të sigurisë në baraka ushtarake e kanë ngritur edhe më tej alarmin.

Revista “Spiegel” raportoi edhe për raste të pashpjeguara të vërejtjes së dronëve mbi zona që u përkasin prodhuesit gjerman të armëve, “Rheinmetall”, dhe grupit të produkteve kimike, BASF.

Kompania “Rheinmetall” nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./Nacionale

Lajme të ngjashme