‘Dridhet’ Rusia: Dëmtohen ndërtesa në Moskë pas sulmeve me dronë
Tre dronë ukrainas janë rrëzuar të dielen në mëngjes në Moskë, ka thënë ministri rus i mbrojtjes, në një sulm që shkurtimisht e kishte ndalu një aeroport ndërkombëtar.
Ndërsa një nga dronët ishte rrëzuar në periferi të qytetit, dy të tjerë ishin “shuar nga lufta ekronike” dhe ishin përplasur për një kompleksi zyresh. Një roje ishte lënduar, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass.
“Dronët ukrainas sulmuan gjatë natës. Fasadat e dy ndërtesave ishin dëmtuar lehtas,” – tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin në një postim në Telegram, raporton The Guardian.
Moska me rrethinë janë më shumë se 500 kilometra larg nga kufiri i Ukrainës dhe konflikti që po ndodh atje, por janë shënjestruar disa herë gjatë këtij viti.
Sulmi u raportua të dielen mes një vargu sulmesh të fundit me dronë përfshirë edhe njërin në ndërtesa afër kufirit me Ukrainën – e për të cilat Moska ka fajësuar Kievin.
Kievi ende nuk ka komentuar, por Ukraina zakonisht e mohon përgjegjësinë për sulme të tilla ndaj Rusisë.
Ministri i mbrojtjes e quajti “një përpjekje për sulm terrorist.”
Agjencia shtetërore e lajmeve Tass ka raportuar se aeroporti i kryeqytetit Vnukovo ishte mbyllur dhe se fluturimet ishin ridrejtuar për në aeroporte tjera. Megjithatë, për më pak se një orë ky aeroport iu rikthye normalitetit.
Këto sulme ndaj Moskës vijnë disa javë pasi Ukraina e nisi kundër-ofenzivën e saj për të marrë mbrapsht territorin e saj të okupuar nga Rusia prej shkurtit të vitit 2022.
Rajonet që rrethohen nga Ukraina janë goditur rregullisht me dronë dhe bombardime prej që Moska e nisi invazionin e saj vitin e kaluar, por rrallë janë goditur nga raketa.
Në anën tjetër të kufirit, të paktën një civil ishte vrarë në sulmin raketor rus në veri-lindje të qytetit ukrainas Sumy të shhtunën në mbrëmje.