Djali i Bidenit pritet të deklarohet fajtor për disa akuza - NACIONALE

Djali i Bidenit pritet të deklarohet fajtor për disa akuza

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Drejtësisë ka arritur një marrëveshje me djalin e presidentit Joe Biden të ShBA-së, Hunter Biden, që ai të deklarohet fajtor për dy akuza për deklarim të vonuar të taksave dhe për ta shmangur ndjekjen penale për një akuzë tjetër për armë, sipas një dokumenti të gjykatës.

Sipas marrëveshjes, raportohet se Departamenti i Drejtësisë do ta akuzojë Hunter Bidenin, por do të pajtohet që të mos e ndjekë atë penalisht në lidhje me blerjen e një arme më 2018 gjatë një periudhe kur ai ishte duke përdorur drogë. Marrëveshja do të jetë e kushtëzuar me atë që Hunter Bideni të mos përdorë drogë për 24 muaj dhe të pajtohet që nuk do të ketë kurrë më në pronësi një armë zjarri.

Prapëseprapë, marrëveshja duhet të miratohet nga një gjykatës federal. Hunter Bideni pritet që të paraqitet në një gjykatë federale në Delaware ditëve të ardhshme dhe të deklarohet fajtor, raporton gazeta “The New York Times”.

Duke supozuar që nuk do të ketë akuza ose ndërlikime të minutës së fundit, kjo marrëveshje, sipas shumë gjasave, do ta zgjidhin hetimin pa pasur nevojë që Hunter Bideni të ballafaqohet me dënim federal me burgim.

Hetimi i Departamentit të Drejtësisë vazhdoi edhe pas ardhjes së Joe Bidenit në pushtet, nën mbikëqyrjen e prokurorit amerikan në Delaëare, David C. Weiss, i emëruar nga ish-presidenti Donald Trump.

Lajme të ngjashme