Dikush në ShBA fiton 476 milionë dollarë në lotari - NACIONALE

Dikush në ShBA fiton 476 milionë dollarë në lotari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një biletë fituese ka dalë nga tërheqja e gjashtë numrave të lotarisë “Mega Millions” në ShBA të premten në mbrëmje.

Sipas uebfaqes së kësaj lotarie, vlera e biletës është 476 milionë dollarë, raporton televizioni “Fox News”.

Nëse fituesi dëshiron që ta tërheqë shpërblimin menjëherë, shuma e parave që do t’i marrë është 253,1 milionë dollarë.

Numrat e tërhequr ishin 23, 27, 41, 48, 51 si dhe topi i artë, 22.

Bileta fituese është shitur në Nju Jork.

Përpos kësaj bilete, dy bileta të tjera kanë pesë numrat të shortit. Pronarët e tyre kanë fituar nga një milion dollar në Illinois dhe Massachusetts.

Pas fitores së jackpot-it të premten, çmimi më i madh për tërheqjen e shortit të martën do të jetë 20 milionë dollar.

Lajme të ngjashme